Europa League

Kessie gjen arsyen për humbjen e Milan ndaj Arsenal…

Kessie gjen arsyen për humbjen e Milan ndaj Arsenal…

Nuk duhet të dorëzohemi dhe të vazhdojmë të shpresojmë. Në shtëpinë e Milan humbja kundër Arsenal është “tretur” menjëherë. “Fajin për këtë humbje e ka mungesa e përvojës në ndeshje të tilla, por gjithçka është ende e hapur, – ka komentur Kessie, 24 orë më pas. – Fizikisht jemi mirë, jemi të rinj dhe faktikisht pjesa më e madhe e jona nuk i ka luajtur kurrë këto ndeshje. Mund të fitojmë në shtëpinë e Arsenal.” Tani e ka radhën ndeshja me Genoa: “Duhet të fitojmë sepse besojmë ende te arritja e një vendi në Champions League duke u renditur mes katër ekipeve më të mira të kampionatit.”

Image result for franck kessie artsenal

Kessie ka folur për mikrofonët e “Premium Sport” për humbjen ndaj Arsenal në Europa League: “Nuk kemi asnjë dyshim për gjendjen fizike të ekipit sepse ndihemi mirë, por siç e thashë nuk kemi përvojën e duhur. Ishim të gjithë gati për këtë tip ndeshjeje, por ky Milan është shumë i ri dhe kemi vetëm dy apo tre futbollistë që kanë luajtur më parë në ndeshje të tilla dhe ky mendoj se është shkaku kryesor për humbjen. Megjithatë tani e kuptuan se për çfarë bëhet fjalë dhe do të japim gjithçka për të përmbysur situatën të enjten e ardhshme.”

Image result for franck kessie

Më pas, mesfushori nga Bregu i Fildishtë shtoi: “Në futboll gjithçka është e mundur. Në përballjen e fundit mes këtyre dy skuadrave në Champions League, Milan fitoi 4-0 në fushën e tij dhe më pas u mposht 3-0 në Londër. Ashtu si ne u mposhtëm në shtëpi edhe Arsenal mund të humbasë në shtëpinë e tij. Çfarë na tha Gattuso pas humbjes në Europë? Trajneri mbajti një fjalim. Kishte tre muaj që nuk e provonim shijen e humbjes dhe duhet të harrojmë menjëherë këtë ndalesë dhe të mendojmë pozitivisht për ndeshjen e ardhshme kundër Genoa.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Europa League