Fitnes

Këto janë ndryshimet që pëson trupi kur nuk hani mish

Këto janë ndryshimet që pëson trupi kur nuk hani mish

Mosngrënia e mishit sjell vetëm të mira, kur bëhet fjalë për atë që tregtohet aktualisht në Shqipëri. Madje, edhe nëse mishi do të ishte pa asnjë modifikim, nuk këshillohet që të hahet me shumicë.

Dietologët nuk janë as në mbështetje të vegjetarianëve, por këshillojnë konsumin e moderuar. Çfarë ndodh me trupin nëse vendosim të ushqehemi si këta të fundit? Së pari, trupi fillon të dobësohet dhe kjo është dëshira e çdo njeriu në botë.

Së fundmi, në universitetin “George Washington”, SHBA, disa studiues provuan të gjenin se sa shumë peshë mund të humbasë një person nëse pushon së ngrëni mish. Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Academy of Nutrition and Dietetics” dhe tregoi se njerëzit që kishin pushuar së ngrëni mish kishin humbur rreth 10 kg.

Së dyti, bakteret në stomak do të ndryshojnë dhe për këtë kemi një argument. Një studim i vitit 2014 gjeti se bakteret në stomak ndryshojnë nga një vegjetarian dhe një person që ha mish.

Ndryshimi më i madh që ndodh në këto baktere të barkut është te njerëzit, të cilët nuk hanë mish. Studiuesit gjetën se ata që konsumonin mish kishin specie më mbrojtëse të baktereve të stomakut.

Më shumë nga Fitnes