NBA

Befason Durant, mendon tërheqjen nga basketbolli

Sapo ka fituar titullin e dytë kampion radhazi në NBA me skuadrën e Golden State, por Kevin Durant duket se po mendon edhe për të ardhmen, ose më saktë për periudhën se kur do të lërë sportin e basketbollit. Në një intervistë për ESPN, ylli i Warriors ka bërë me dije se në moshën 35-vjeçare do të largohet nga sporti. Në kuotën e 20,913 pikëve, Durant është një nga kandidatët për të kaluar kuotën e 38,387 pikëve të legjendës Kareem Abdul-Jabbar, por duket se lojtari nuk ka qejf të flasë për rekorde.

Rekordi nuk më intereson. Do të largohem nga basketbolli atëherë kur të kuptoj se do t’i kem arritur dhe do t’i kem fituar të gjitha ato që kam synuar”, tha Durant, që u lë të kuptojë fansave të tij se kur të tërhiqet nuk do të ketë më asnjë Arsye për të luajtur. “Në moshën 35-vjeçare besoj se kam moshën e duhur për t’u diplomuar, pasi kam studiuar shumë”, tha Durant, aktualisht 29 vjeç. Për sa i përket karrierës pasi të lërë sporti, shton: “Mund të bëhem trajner, ndoshta menaxher ose të kem një skuadër time”.

Më shumë nga NBA