UFC

Khabib: Jam gati për revanshin, por UFC duhet të më paguajë

Edhe pse rrëmuja e krijuar pas eventit UFC-229 është ende e madhe dhe situata kaotike, pasi Komisioni i Sportit në Nevada do të hetojë për incidentin mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, dy sportistët kanë kërkuar revanshin. Në fakt, ishte irlandezi ai që i pari kërkoi revanshin, duke deklaruar se “lufta vazhdon”. Por duket se edhe rusi është gati të zhvillojë një përballje të dytë në kafaz ndaj McGregor, por ka një kusht, atë financiar.

Luke Rockhold, ish-kampion bote i peshës së lehtë dhe një nga njerëzit pranë stafit të Khabib Nurmagomedov, tha: “Nëse ai e do revanshin, nëse njerëzit e dëshirojnë revashin dhe janë gati të paguajnë për ta parë atë, atëherë le ta organizojmë. Por këtë herë UFC-ja duhet ta paguajë me flori Khabib. Në këtë pikë të jetës së tij, Khabib nuk ka nevojë më për famë, por ai dëshiron që të paguhet ashtu si duhet për revanshin”, tha Rockhold.

UFC duhet të mendohet mirë para se të vendosë për një revansh”, tha më tej Luke Rockhold. Rusit i është mbajtur peng shuma prej 2 milionë dollarësh nga Komisioni i Sportit në Nevada pas incidentit që krijoi në fund të eventit UFC-229. Në këtë event, Nurmagomedov mbrojti titullin kampion bote të peshës së lehtë, duke mundur me “submission” McGregor në raundin e katërt dhe duke korrur suksesin e 27-të në karrierën e tij, ku nuk ka asnjë humbje.

Më shumë nga UFC