UFC

Khabib ka gati “planin B” nëse dështon dueli me McGregor ose St-Pierre

Khabib Nurmagomedov, kampion i botës në peshën e lehtë, po mendon të rikthehet në kafaz për të mbrojtur titullin dhe dy kandidatët e mundshëm për ta sfiduar janë dy ikona të këtij sporti si Conor McGregor dhe Georges St-Pierre. Por irlandezi ende nuk dihet se kur do të rikthehet pas problemeve që ka drejtësinë amerikane dhe pritet të mësojë diçka më shumë më 26 korrik, kur të zhvillohet seanca e radhës.

Ndërsa kanadezi duket se nuk është ende gati për këtë sfidë dhe se ka nevojë për më shumë kohë për t’u rikthyer në kafaz. Për këtë arsye, kampioni rus po mendon për një alternativë të vlefshme në rast se dy kandidatët kryesorë nuk janë gati. Dueli i fundit i Khabib në kafaz daton në prill të këtij viti, kur mundi Al Iaquinta në UFC-223, ndërkohë që para këtij të fundit, u tërhoqën për arsye të ndryshme njëri pas tjetrit Tony Ferguson dhe Max Holloway.

Në rast se Conor dhe Geroges nuk janë gati, atëherë unë mendoj se të drejtën për të dueluar për titull e ka fituesi i duelit mes Alvarez dhe Poirier. Nuk gjej dot një rival tjetër, pasi Tony Ferguson është operuar dhe nuk është gati, nuk e besoj. Unë jam gati në çdo moment, dua të dueloj në shtator nëse është e mundur, por në fund do ta vendosë UFC-ja.Nëse ajo vendos të më japë një rival, unë jam gati”, deklaroi Khabib Nurmagomedov.

Më shumë nga UFC