Tenis

Kiki Bertens fiton turneun e Sinsinatit, mposht në finale numrin 1 në botë

Tenistja holandeze Kiki Bertens ka befasuar të gjithë me triumfin në turneun Masters të Sinsinatit, suksesi i saj i parë në një event të tillë madhor. Ajo mundi 2-1 (2-6, 7-6, 6-2) në finale numrin 1 në botë, tenisten rumune Simona Halep, një triumf me përmbysje i Bertens, që nuk hoqi dorë edhe humbi setin e parë. Rumunia ishte favorite për ta fituar këtë turne, finalja e dytë radhazi brenda 10 ditësh pas suskesit në Montreal, por çuditërisht niveli i lojës së saj ra ndjeshëm.

Pasi fitoi setin e parë me lehtësi, u dukes Halep do të triumfonte edhe në të dytin, por Bertens ngre ndjeshëm nivelin e saj dhe gjithçka vendoset në “tie break”, me holandezen që fiton 7-6. E motivuar nga triumfi i setit të dytë, Bertens luan shkëlqyeshëm edhe në setin e tretë ku fiton 6-2, ndërsa Halep thuajse dorëzohet dhe nuk ka më të njëjtën forcë, madje duket e lodhur në fushë. Për rumunen ky turne duket i mallkuar, pasi ka dalë 3 herë në finale dhe gjithnjë është mundur.

Më shumë nga Tenis