Futboll

Kili bën gati reklamimin dhe mendon për Pellegrini si trajner…

Kili bën gati reklamimin dhe mendon për Pellegrini si trajner…

Kili është gati të ankohet te FIFA, pas eliminimit nga “Rusi 2018”. Federata Kiliane e Futbollit po vlerëson hipotezën e reklamimit, sidomos pas fjalëve të dala nga futbollisti i Perusë, Renato Tapia, sipas të cilave, kapiteni i Kolimbisë, Radamel Falcao i ishte afruar futbollistëve peruanë, duke kërkuar të mos bënin asgjë në minutat e fundit, por ta mbyllin ndeshjen në një barazim që do të bënte punë të dyja skuadrave, në raundin e fundit eliminator në Amerikën Latine. I gjithë ky skenar bëhej në momentin që Kili ishte në disavantazh të dyfishtë ndaj Brazilit.

Defeat by Brazil meant Alexis Sanchez and Chile failed to qualify for the 2018 World Cup

Disa dyshime kishin dalë edhe gjatë ndeshjes, kur jo vetëm Falcao, por edhe shumë futbollistë të tjerë të të dyja skuadrave diskutonin gjatë me njëri-tjetrin në momentin e pushimeve të lojës. Në pritje të një vendimi për të reklamuar apo jo rezultatin e ndeshjes Peru-Kolumbi, Kili ka nisur të mendojë për rithemelimin e skuadrës që pasi fitoi dy herë radhazi Kupën e Amerikës, nuk arriti të shkojë në botëror. Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje është ish-trajneri i Real Madrid dhe Manchester City, Manuel Pellegrini, aktualisht te Hebei Fortune në Cina.

Më shumë nga Futboll