NBA

Kina pushton edhe NBA-në, ofertë marramendëse për Dwyane Wade

Basketbollisti legjendar Dwyane Wade, 3 herë kampion në NBA dhe 12 herë pjesëmarrës në “All Star Game” ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen, nëse do të vazhdojë të luajë apo do të tërhiqet. 36-vjeçari, që sezonin e kaluar u aktivizua fillimisht me Cleveland Cavaliers dhe më pas kaloi te Miami Heat, mund të transferohet në Kinë sezonin 2018-2019.

Mediat kineze bëjnë me dije se skuadra e Xinjniang Flying Tigers po përgatit një ofertë marramendëse për lojtarin amerikan që të transferohet në Kinë sezonin e ardhshëm. Ende nuk dihet se sa është kjo shumë, por do të jetë shumë herë më e lartë se shifra e 2.3 milionë dollarëve që Wade përfitoi sezonin e fundit, kur në shtator firmosi për Cavaliers.

Sezonin e fundit, Wade kishte një mesatare prej 11.4 pikësh dhe 3.4 asist për ndeshje, ndërkohë që luajti në 67 takime të sezonit të rregullt (Cleveland dhe Miami). Duket se interesimi për të nga ekipi kinez është bërë gjatë kohës që lojtari ndodhej në këtë shtet, javën e kaluar, për të promovuar markën e tij të këpucëve “Way of Wade 7” së bashku me shokun e tij të skuadrës, kinezin Li Ning.

Më shumë nga NBA