AUTO

Kina si Franca dhe Anglia, s’ka më makina që ndotin ajrin

Kina si Franca dhe Anglia, s’ka më makina që ndotin ajrin

Tregu më i madh në botë i makinave, ai i Kinës, shumë shpejt do të kthehet në një mik të natyrës. Ashtu si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, edhe shteti kinez do të reduktojë makinat me djegie të brendshme, që ajri të mos ndotet aq sa në 30 vitet e fundit.

Ministra e Industrisë po bën një plan për t’i dhënë fund prodhimit dhe shitjes së makinave tradicionale me benzinë apo naftë dhe për të promovuar ato elektrike. Lajmi është zyrtar dhe jo një informacion i zakonshëm i medieve, siç ka ndodhur më parë.

Për momentin nuk ka një datë fikse si afat i përfundimit të këtij procesi, as si synim, por Pekini e ka marrë shumë seriozisht. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar në korrik njoftuan se do t’i japin fund shitjes së makinave me djegie të brendshme në vitin 2040.

Ngrohja globale i ka frikësuar të gjithë në dy dekadat e fundit dhe kjo është arsyeja pse po merren këto reforma. Kinezët kanë nisur të mbajnë maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur dhe sinjal më të qartë se ky nuk ka.

 

Më shumë nga AUTO