AUTO

Kinë, krijohet një makinë speciale për 110 vitet e Inter

Ka lindur makina e Inter. Në tokën kineze do të dalë zyrtarisht në treg vetura e krijuar si homazh për klubin zikaltër dhe historinë e tij. Makina do të prezantohet me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Automobilizmit në Guangzhou (edicioni i 15-të) dhe është krijuar nga bashkëpunimi mes SËM Motors dhe Inter, me synimin për t’i bërë një homazh 110 viteve të klubit milanez.

Related image

Kështu, makina është studiuar, projektuar dhe realizuar nga SËM Motors në bashkëpunim me zikaltrit. Një model që do të quhet “110 Aniversary Edition” dhe që do të nderojë ekipin e themeluar më 9 mars të 1908-ës. Siç ka bërë të ditur feelcars.com, ajo do të prezantohet 17 nëntorin e ardhshëm dhe do të nxirret në treg, ku tifozët zikaltër nuk do të humbasin rastin për ta blerë.

Related image

Iimazhet e para të mjetit tregojnë se bëhet fjalë për një model “crossover”. Në mes ka një shirit zikaltër, që kalon mbi kofano, tavan dhe bagazh. Për momentin, nuk dihen akoma karakteristikat e motorit.

Më shumë nga AUTO