Europa League

Kirov: Partizanin nuk e njohim, presim një luftë serioze

Trajneri i Botev Plovdiv, Nikolai Kirov, tha se shorti për raundin e parë kualifikues të “Europa League”, i cili e përballi me Partizanin e Tiranës, përbën diçka të panjohur për të. Duke folur për sajtin e klubit, njeriu që u priu “kanarinave” drejt fitimit të Kupës së Bullgarisë para pak më shumë se një muaji, ka nënvizuar: “Partizani është i panjohur si ekip për ne. Njohim vetëm një pjesë të historisë së këtij klubi, por nga ana sportive-teknike na duhet ende për të mbledhur informacion rreth tij. Koha deri në ndeshjen e parë nuk është e gjatë, por ne do të bëjmë çmos për ta studiuar në mënyrë të detajuar lojën e kundërshtarit dhe për t’u përgatitur si duhet. Shkolla shqipe është e njohur për një futboll të vështirë, kështu që presim një luftë serioze. Natyrisht, ne do të bëjmë gjithçka me fuqinë që kemi për t’u kualifikuar dhe ecur përpara në këtë turne. Pjesëmarrja në “Europa League” është një shans për ekipin tonë, që të rritet, një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e lojtarëve të rinj, të cilët janë jo të paktë te Botev Plovdiv.”

Më shumë nga Europa League