Boks

“Kisha botën në dorën time, por depresioni më fundosi”

I rikthyer në ring më 9 qershor të këtij viti pas një pushimi 2 vjet e gjysmë, boksieri britanik Tyson Fury synon të rikthehet sërish në majën e botës, aty ku u ngjit pasi mundi Wladimir Klitschko dhe u shpall kampion bote në peshën e rëndë. Me 26 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, Fury mendon se i ka të gjitha mundësitë për të përsëritur edhe një herë atë rrugëtim që e shpalli kampion. Britaniku mundi Sefer Seferin me “KO” në raundin e katërt më 9 qershor, ndërkohë që do të ngjitet sërish në ring më 18 gusht, por emri i rivalit nuk dihet ende.

Kisha gjithë botën në dorën time pasi munda Klitschko. Mbaja titujt kampionë bote, isha i pamposhtur dhe kasha gjithçka që kisha ëndërruar. Por ditën e nesërme pasi u shpalla kampion bote isha në depresion dhe situata u përkeqësua edhe në vijim. Nuk doja më të boksoja dhe problemi më i madh për mua ishte se nuk dija çfarë të bëja. Por tani jam i qetë dhe shpresoj të jem sërish kampion bote, pasi titujt i humba pa dueluar. Do të përballem si me Joshua ashtu dhe me Wilder, nuk kam më frikë askënd”, u shpreh Tyson Fury, 30 vjeç

 

Më shumë nga Boks