RUSI 2018

Kjo është Gjermania, trajneri Joachim Low rinovon deri më 2022

Joachim Löw ka emëruar skuadrën e tij paraprake për Kupën e Botës, e cila fillon në Rusi, muajin e ardhshëm. Pas kësaj, DFB (Federata Gjermane e Futbollit) e ka zgjeruar kontratën e trajnerit të kombëtares deri në vitin 2022.

Në fakt, zgjatja e kontratës së Joachim Low nuk erdhi si befasi, pasi presidenti Grindel kishte thënë më parë se trajneri do të mbetet në krye të ekipit kombëtar, edhe në qoftë se Gjermania eliminohet në çerekfinale të Kupës së ardhshme Botërore.

Edhe kontratat e asistent trajnerit Thomas Schneider dhe trajnerit të portierëve janë zgjatur deri në vitin 2022. Në ndryshim, kontrata e drejtorit të DFB dhe menaxherit të përgjithshëm të ekipit kombëtar, Oliver Bierhoff, është zgjatur deri në vitin 2024.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018