• Kjo është jeta! Nusja i pret thonjtë e këmbëve Lorikut (video)

    Publikuar: 10 Mar 3:39

    Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptar, rekordmen i ndeshjeve me fanellën kuqezi, po shijon bashkë me familjen e tij relaksin e pushimeve në vende të ndryshme. Pasi la futbollin, gjakovari iu përkushtua djalit dhe nuses, duke u munduar të kompensojë sadopak kohën kur e kalonte nëpër grumbullime e udhëtime si futbollist profesionist. Së fundi, Loriku ka hedhur një video në rrjetet e tij sociale, ku shfaq këmbën e tij në prehrin e nuses italiane, e cila po i pret thonjtë.

    Në të shkuarën kemi dëgjuar që nusja t’ia lajë këmbët burrit, sipas zakoneve të vjetra (prapanike), por Cana duket se në këtë drejtim mjaftohet vetëm me prerjen e thonjve të këmbës. Si për të treguar se është “burrë zakoni” e jo dosido. Veprimin e Monikës, gruas së tij italiane, një nga ikonat e kombëtares kuqezi e konsideron si “punët e shtëpisë”. Sikurse dëgjohet edhe audio në video, Loriku ka sqarimin e tij për çka pasqyron me humor: “Gruja tu bo punët e shpisë. This is life!”


    Lexo postimet e tjera