AUTO

Kjo është makina 22 mln dollarë që “parakaloi” 4 Ferrari!

Ia vlen të shpenzosh 22 milionë dollarë për një Aston Martin DBR1 të 1956-ës? Shumë nuk do të ishin dakord, por shumë të tjerë do ta vlerësonin këtë gjest. Nga ana tjetër, nëse mund ta bësh një gjë të tillë, do të thotë se paratë nuk janë një problem. Kjo është shuma e rekord e shpenzuar për një makinë ikonë në ankand. Por mes pesë makinave më të shtrenjta janë plot katër Ferrari.

;

Gjithsesi, rekordi absolut i takon asaj, Aston Martin DBR1. Një makinë unike. Në fakt, kurrë si këtë vit tregu i makinave historike, për koleksion, nuk ka qenë kaq i gjallë dfhe i pasur, me të pasionuarit që kanë garuar me njëri-tjetrin për makinat më të rralla me miliona dollarë. Kështu, është konfirmuar tendenca drejt ankandeve të makinave klasike, siç tregojnë edhe shitjet në ankand të RM Sotheby’s, lider në këtë treg të veçantë.

Në fakt, kjo shtëpi ankandesh ka bërë të ditur se e ka mbyllur 2017-ën me shitje që kanë shkuar deri në 526 milionë dollarë (rreth 443 milionë euro). Shtëpia e ankandeve ka arritur të shesë 80% të makinave të ofruara dhe ka vendosur një rekord të ri, siç u tha më sipër. Në vend të parë ka qenë Aston Martin DBT1 e 1956-ës, që në këtë renditje të veçantë ka dalë edhe para Ferrari-t 250 GT LWB California Spider, e shitur në New York për 17,9 milionë dollarë (15,1 milionë euro), makina më e shtrenjtë e 2017-ës që ka dalë nga Maranello. Më e shtrenjtë edhe se modeli i veçantë i LaFerrari Aperta, e krijuar posaçërisht për 70 vitet e “Kokëkuqes”, e shitur për “vetëm” 10.043.000 dollarë.

Edhe në vendin e katërt është renditur një prodhim i Maranello-s, një GT LWB California Spider e 1959-ës, që është siguruar me një cek prej  9.504.550 dollarë. Makinë që ka parakaluar, në këtë pesëshe të veçantë të makinave më të shtrenjta të 2017-ës, një tjetër krijesë të skuderisë italiane, Ferrari-n 250 GT SWB Berlinetta. Për këtë kanë “mjaftuar” 8.305.000 dollari, rreth 7 milionë euro. Në vendin e gjashtë është renditur Bugatti Type 57S Cabriolet, e blerë për 7.7 milionë dollarë (6,4 milionë euro). Në të 7-in është pozicionuar Ferrari F2001. Ajo njëvendëshe që ka triumfuar falë një kampioni të madh, i cili sot lufton si një luan, Michael Schumacher. Makina është shitur në ankand për 7,5 milionë dollarë (6,3 milionë euro), një rekord i ri për një makinë të Formula 1 të kohëve moderne.

Renditja e 2017-ës

Aston Martin DBR1, 1956 – 22.550.000 dollarë

Ferrari 250 GT LWB California Spider Garash, 1959 – 17.990.000 dollarë

Ferrari LaFerrari Aperta, 2017 – 10.043.000 dollarë

Ferrari 250 GT LWB California Spider, 1959 – 9.504.550 dollarë

Ferrari 250 GT SWB Berlinetta, 1961 – 8.305.000 dollarë

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-0

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-1

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-2

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-3

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-4

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-5

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-6

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-7

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-8

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-9

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-10

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-11

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-12

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-13

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-14

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-15

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-16

pit-stop-aston-martin-a-22-mln-tra-dominio-ferrari-e-il-ricordo--68427-17


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga AUTO