Gossip

Kjo është vila e re 1.5 milionë € e Conor McGregor

Conor McGregor ka shpenzuar 1.5 milionë euro duke blerë një vilë luksoze në Marbella.

Ylli irlandez ka qëndruar jashtë faqeve të para të gazetave pas incidentit që ndodhi në New York gjatë një eventi të UFC.

Luftëtari i MMA është në pritje të verdiktit që mund ta dënojë për një maksimum 7 vite burg, por ndërkohë do të jetë në gjendje të shijojë diellin në shtëpinë e mrekullueshme që ka blerë.

Vila e tij ka një pamje spektakolare dhe rruga që të çon tek ajo është e ndriçuar me sistem LED. Brenda është një palestër e bërë sipas dëshirës së tij, ka një spa dhe një pishinë të madhe përjashta, tek e cila mund të shkosh direkt nga dhoma e gjumit.

Më shumë nga Gossip