Kampionati Shqiptar

Klodian Duro largohet nga Kukësi, trajner emërohet Hasan Lika

Ndodh ajo që nuk pritej. Pavarësisht se presidenti Safet Gjici pati thënë se trajneri Klodian Duro është rikonfirmuar automnatikisht, pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, ish-lojtari i kombëtares kuqezi dhe i disa klubeve, në Shqipëri dhe jashtë

Ndodh ajo që nuk pritej. Pavarësisht se presidenti Safet Gjici pati thënë se trajneri Klodian Duro është rikonfirmuar automnatikisht, pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, ish-lojtari i kombëtares kuqezi dhe i disa klubeve, në Shqipëri dhe jashtë, ka njoftuar sot ndërprerjen e marrëveshjes. Shkak për këtë është bërë mosarritja e një akordi të ri. Sidoqoftë, e vërteta qëndron ndryshe. Që në momentin kur u prezantua si drejtor i përgjithshëm Dritan Dervishi, trajneri nuk është ndier komod, sepse i janë marrë kompetencat e përzgjedhjes së lojtarëve. Kjo gjë ka kaluar në duart e Dervishit, i cili kishte shkuar te verilindorët me projekte të tjera, edhe për trajnerin.

Trajneri i Kukesit, Klodian Duro, gjate ndeshjes se futbollit, Teuta-Kukesi, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nKukesi's coach Klodian Duro during the Albanian Super League football match Teuta vs Kukesi, 0-0, at the Niko Dovana stadium in Durres.

Duke e lënë si “peshku pa ujë” Klodian Duron, ky i fundit është shtyrë drejt largimit të paevitueshëm. Çka ka ndodhur sot në mesditë, ndërkohë që pasuesi i tij është zgjidhur shumë shpejt. “Duro nuk arrin akordin, trajner Hasan Lika,” – njofton zyra e shtypit, e cila zbulon edhe trajnerin e ri: “Që nga sot, trajneri i ri i Kukësit do të jetë Hasan Lika, deri tani drejtor teknik i ekipit, më parë edhe trajner për disa muaj. Klubi falënderon ish-trajnerin Klodian Duro për kontributin e dhënë dhe për arritjet në drejtimin e ekipit, duke marrë edhe Kupën e Shqipërisë. 

Kukesi kupa

Pas përfundimit të sezonit, Duro dhe klubi nuk arritën një marrëveshje dhe kontratë te re finaciare dypalëshe, ndaj me mirëkuptim të plotë e ndërprenë bashkëpunimin. Duro, nga ana e tij, ka falënderuar presidentin, klubin dhe bashkëpunëtorët, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme ekipit. Kukësi do të rinisë stërvitjet paraditen e datës 8 qershor dhe më 13 qershor do të udhëtojë drejt jashtë Shqipërisë për fazën përgatitore. Presidenti Safet Gjici po ndjek nga afër merkaton dhe ka kërkuar afrime cilësore, si dhe një përfaqësim sa më të mirë në Ligën e Europës.”

 

[interaction id=”5723b4b14091eea4326ce8f2″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar