• Klopp: “Chelsea ka fat. Nëse do të mungonin Hazard & Costa do të vazhdonin të fitonin?”

    Publikuar: 25 Dec 1:17

    Jurgen Klopp beson se kryesuesit e Chelsea janë ekipi më me fat i Premier League pasi kanë arritur t’i mbajnë larg dëmtimeve Eden Hazard dhe Diego Costa gjatë këtij sezoni. Trajneri i Liverpool shtron pyetjen nëse ekipi i tij do të kishte qenë në të njëjtën pozitë nëse do të kishte pasur në ekip të dëmtuarit Daniel Sturridge dhe Philippe Coutinho. Të Kuqtë janë në vend të dytë të tabelës, gjashtë pikë larg Chelsea që ka 11 fitore radhazi. Gjithsesi, Klopp e admiron ekipin e Contes dhe mendon se të denjë për vendin e parë. “Nuk ka një sistem perfekt në futboll, por nëse vazhdojnë kështu atëherë meritojnë të jenë kampionë. Jam i sigurt që deri tani Chelsea është ekipi që ka pasur më shumë fat me dëmtimet,” shprehet trajneri gjerman për Sky Sports.

    Diego Costa (right) celebrates scoring Chelsea's winner against Crystal Palace last weekend

    “Ne kemi humbur Coutinho, Sturridge dhe Ings në momente delikate të kampioantit. Nëse Hazard dhe Costa do të mungonin, a do të vazhdonte Chelsea të fitonte?” Klopp kërkon të rikthejë titullin kampion në qytetin e Liverpul, gjë që mungon që prej 1990. “Është një sezon i gjatë dhe ata do të ndeshen sërish me në, dhe jo vetëm me ne por edhe Arsenal e të tjerat. Padyshim që janë ekipi për t’u mundur pasi kanë eksperiencë. Ne duhet të provojmë të fitojmë kampionatin. Ky është një moment fantastik për Liverpool dhe duhet ta shfrytëzojmë. E tashmja është mjaft e mirë dhe e ardhmja ka premisa të mëdha.” Ndeshja e radhës e Të Kuqve është kundër Stoke më 27 dhjetor.


    Lexo postimet e tjera