Futboll

Klopp: “Duhet të reagonim, ishte një fitore perfekte”

Jurgen Klopp e ka quajtur reagimin e Liverpool-it të tij perfekt teksa Të Kuqtë i japin fund ecurisë së keqe në Premier League duke mundur 2:0 Tottenham në “Anfield”. Liverpook kishte pesë ndeshje që nuk fitonte përpara triumfit të së shtunës pasdite, me ecurinë e keqe që preku pikën më të ulët në humbjen 2:0 kundër Hull City.

Jurgen Klopp e ka quajtur reagimin e Liverpool-it të tij perfekt teksa Të Kuqtë i japin fund ecurisë së keqe në Premier League duke mundur 2:0 Tottenham në “Anfield”. Liverpool kishte pesë ndeshje që nuk fitonte përpara triumfit të së shtunës pasdite, me ecurinë e keqe që preku pikën më të ulët në humbjen 2:0 kundër Hull City. Sadio Mane ishte heroi kundër Spurs, duke shënuar dy herë brenda 138 sekondave në pjesën e parë duke nisur siç duhet ndeshjen për vendasit, dhe duke vendosur platformën për një fitore të rëndësishme që i mundëson të jenë vetëm një pikë larg vendit të dytë, pikërisht Tottenham. “Luajtëm ashtu siç duhet të luanim kundër Tottenham,” shprehet Klopp, ekipi i të cilit do të jetë pushim deri në 27 shkurt.

Red skipper Jordan Henderson was in good form in the first half, turning the ball over three times for side

“Duhet të reagonim, dhe ishte perfekt. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme si në sulm ashtu edhe në mbrojtje gjatë pjesës së dytë. Mund të kishim shënuar sërish. Kishte disa paraqitje individuale perfekte. E kuptojmë se është një situatë që duhet ta kalojmë të bashkuar. Në nivelin fizik, kishte disa paraqitje brilante nga Henderson, Wijnaldum, Firmino – o Zot, mendoj se është paraqitja më e mirë që kam parë nga një sulmues që nuk shënon. Ishte e vështirë të mbroje kundër nesh në pjesën e parë, kishim katër apo pesë lojtarë në zonë, ishte si në fillimin e sezonit. Kemi potencialin për të bërë më mirë. Duhet ta shfrytëzojmë pushimin për të bërë një fazë të vogël përgatitore.”

 

Më shumë nga Futboll