• Klopp: Edhe Bayern do të vuante në Premier League

    Publikuar: 17 May 7:57

    Chelsea e ka fituar tashmë titullin e Premier League dhe për t’u vendosur janë vetëm pjesëmarrësit e Champions League. Manchester City, FC Liverpool dhe FC Arsenal po luftojnë për vendin e tretë, që do t’i mundësonte kualifikimin direkt në fazën e grupeve të kompecionit më prestigjioz evropian. Vendi i katërt në renditje të paktën do t’i jepte mundësinë për fazën e play-off. “Do të ishim të zhgënjyer nëse nuk do të kualifikoheshim në Champions League,” pretendon Klopp. “Europa League, të cilën e kemi të sigurt, do ta quanim një dështim. Një vend i tretë do të quhej pozitiv për klubin. Kemi grumbulluar 73 pikë, kemi mundësi për 76, kjo do të thotë se kemi një sezon të qëndrueshëm.”

    Image result for klopp

    Shpeshherë në vendlindjen e tij bëhen krahasimet midis dy kampionateve, atij anglez dhe atij gjerman, dhe Klopp jemi mendimin e tij, edhe pse vetëm në mënyrë indirekte. Pyetjes nëse shtatë ekipet e para Premier League – Chelsea, Tottenham, ManCity, Liverpool, Arsenal, ManUnited dhe Everton do të arrinin të renditeshin në 10 vendet e para të Bundesliga-s, 49 vjeçari përgjigjet: “Absolutisht. Kjo nuk diskutohet. Me siguri që edhe për Bayern nuk do të ishte e thjeshtë për Bayern të shpallej kampion në Angli. Por gjithsesi ekziston mundësia.”

    [interaction id=”591c8bbc6a73779b6fcf9713″]


    Lexo postimet e tjera