Futboll

Klopp: “Po të isha tek Juventus do të tentoja ta merrja”

Skuadra e Liverpool, e udhëhequr nga Klopp nuk po përjeton një moment të mirë në Premier League. Skuadra nga Anfield duhet të përballet ndër të tjera edhe me dy çështje që prekin dhe cënojnë rëndë të ardhmen e ekipit. Rasti i parë ka të bëjë me Coutinho që është gjithmonë i lidhur dhe përfolur për një transferim të mundshëm te Barcelona, me gjasa që të zhvendoset në qytetin spanjoll që gjatë merkatos së janarit, ndërsa i dyti lidhet me Emre Can, pranë skadimit të kontratës.

Rezultate imazhesh për emre can juventus

Futbollisti i përfaqësueses gjermane është shumë i kërkuar nga Juventus, që mund të sigurojë shërbimet e lojtarit që gjatë merkatos së janarit, ose në qershor, me parametra zero. Në lidhje me këto aludime, trajneri Klopp foli referuar të ardhmes së mesfushorit: “Nëse do të isha pjesë e drejtuesve të Juventus dhe të shihja një futbollist të shkëlqyer në skadim të kontratës do të tentoja ta merrja. Edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Emre Can, për mua mund të rinovojë edhe në maj. Nuk kam asnjë problem në lidhje me këtë çështje. Nuk e ka mendjen asgjëkundi tjetër, përveçse këtu”.

Më shumë nga Futboll