Futboll

Klopp: “Gerrard, pasardhësi im te Liverpool!”

“Unë tashmë atij ia kam thënë: nëse një ditë klubi do të më shkarkojë, ose kur kontrata ime të skadojë, do të isha shumë i nderuar nëse do të më zëvendësonte pikërisht Gerrard”. Pikërisht kështu trajneri aktual i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur si për të ardhmen e tij, ashtu edhe për atë të pankinës së “Të kuqve”. Por, elozhet e tij për legjendën e skuadrës së Liverpool nuk janë ndalur pikërisht këtu. Gjermani foli edhe për Gerrard si njeri dhe të rëndësisë së figurës dhe prezencës së tij në brendësi të klubit dhe të ambientit të Liverpool.

Rezultate imazhesh për gerrard klopp

“Është një person fantastic. Do të ishte perfekte nëse do të mund ta përfshinim gjithmonë e më shumë në aktivitetet e ekipit të parë. Unë do të bëja gjithçka dhe më shumë për t’i mësuar atij sekretet e ndryshme të profesionit, sepse kur nis të bësh pjesë në një klub, duke mbuluar role gjithmonë e më të rëndësishëm, duke rritur edhe përgjegjësitë e tua. Ai këtu është tashmë një legjendë, prandaj mendoj se Liverpool duhet t’i caktojë një rol të rëndësishëm Steven Gerrard. Ai është i nevojshëm”, deklaroi Klopp, i cili ka një kontratë me Liverpool që skadon në qershor të vitit 2022.

Më shumë nga Futboll