Premier League

Klopp impresionohet nga portieri që i kushtoi Champions League

Jurgen Klopp është i lumtur me mënyrën sesi e kanë pritur tifozët e Liverpool portierin Loris Karius në paraqitjen e parë pas zhgënjimit në Champions League.

Karius ishte titullar në fitoren 7-0 ndaj Chester ditën e shtunë.

Gjermani është kritikuar nga e gjithë bota e futbollit për dy gafat e bëra në finalen e Champions League ndaj Real Madrid, teksa Liverpool u mposht 3-0.

“Nuk jam i sigurt nëse e prisja diçka të tillë por ishte e bukur,” shprehet Klopp për mbështetjen e tifozëve për Karius.

“Ishte e vështirë por ai po e merr veten. Besoj se shumë portierë do të ishin dorëzuar.

“Duhet të qetësohemi pasi ky është një sezon i ri dhe të fokusohemi vetëm te futbolli si dhe të punojmë për të minimizuar dobësitë tona, të përdorim forcën tonë dhe gjithçka do të jetë mirë.”

Më shumë nga Premier League