Premier League

Klopp: Jam gati ta parkoj autobusin për fitoren

Jurgen Klopp do të ndihej i lumtur nëse do të akuzohej se ka parkuar autobusin pas ndeshjes që Liverpool do të luajë kundër Unitedmesditën e së shtunës. Me kusht që skuadra e tij të marrë një rezultat pozitiv.

Kjo ndeshje luhet më shumë se sa për krenari duke parë se “Djajtë e Kuq” mbajnë vendin e dytë në kampionat dhe janë vetëm dy pikë larg Liverpool-it. Ndeshja e fazës së parë është mbyllur 0-0 për shkak të taktikave mbrojtëse të përdorur nga Jose Mourinho.

Klopp pret që vendasit të jenë më agredsivë në ndeshjen e kthimit. “Nuk kam asnjë problem me taktikat mbrojtëse. Gjëja më e rëndësishme është fitorja dhe ka mënyra të ndryshme për ta arritur këtë në futboll”, ka thënë trajneri gjerman.

“Në vitet e fundit, United ka qenë më i suksesshëm se ne. Ne e respektojmë dhe kjo skuadër e Manchester ka një sistem loje specifik. Nëse ne duhet të mbrohemi, do të duhet ta bëjmë këtë si skuadër. Nuk është një betoj sistemesh apo të dy filozofive të ndryshme. Janë vetëm dy skuadra të mira që përballen me njëra-tjetrën”.

“Unë shpresoj që gjithë lojtarët e mi të mbrojnë kur ata të sulmojnë. Nëse njerëzit thonë se ky është një parkim i autobusit para portës, unë nuk e kam problem. Ka një arsye pse ata kanë më shuam pikë se ne. Nuk duam të tregojmë sa të mirë jemi, por duam të fitojmë”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League