Futboll

Klopp: Jam në klubin perfekt për mua

Jurgen Klopp beson se Liverpool është klubi perfekt që mund ta ndihmojë atë të realizojë ëndrrën për të fituar titullin në Premier League. Gjatë shtatë viteve te Dortmund, Klopp vuri emër si një nga trajnerët më të mirë në Europë dhe kur u largua nga Gjermania pati disa oferta, por nuk u mendua për asnjë moment kur iu dha mundësinë të punonte në “Anfield Road” në vend të Brendan Rodgers. 49-vjeçari tha se mendimi i tij për të testuar veten në Premier League ka qenë shumë i gjetur deri tani.

Klopp: “Më pëlqen të përqafoj lojtarët”

“Unë kam qenë gjithmonë i interesuar për Premier League dhe tani që jam pjesë e saj është e mrekullueshme, – pohoi trajneri gjerman. – Eshtë një kampionat me ritëm, me intesitet, por është madhështor dhe unë jam një njeri me fat që jam trajneri i Liverpool. Eshtë klubi perfekt për mua. Jam me fat për herë të tretë në karrierën time, si ndodhi te Mainz dhe Dortmund. Unë e ndjej që në Melwood ka një frymë optimizmi dhe të gjithë mendojmë se kemi mundësi përmirësimi të pafundme, duke arritur majën e Europës.”

klopp

Liverpool është në garë për titullin në Angli dhe Klopp ndihet entuziast: “E dashuroj garën për titullin në Angli, është kampionati me më shumë rivalë në botë. Ka gjashtë skuadra që në çdo sezon mund të fitojnë titullin kampion. Kjo nuk është në asnjë vend tjetër të botës. Në Angli ka tre ekipe shumë të mira, në Gjermani është gjithmonë Bayern dhe dikush që e lufton. Ndoshta në Itali dhe në Francë, në vitet e kaluara, ka pasur të njëjtën pa parashikueshmëri si Premier League tani, por niveli i lojës dhe i kampionatit aktual në Angli nuk është arritur kurrë më parë diku gjetkë.”

 

Më shumë nga Futboll