• Klopp ka “frikë” nga City: Kundërshtari më i vështirë i mundshëm…

    Publikuar: 17 Mar 9:34

    Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk është dakord me faktin se kolegu i tij Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, pas dështimit në Champions League, por kjo nuk do të thotë se ai do të jetë simpatik karshi katalanasit, në përballjen e së dielës. Klopp ka paralajmëruar skuadrën e tij të mos jetë e përgjumur në “Etihad Stadium”, sepse do të “futeshin në mes” nga lojtarët e City. Trajneri gjerman mendon të sulmojë që nga fillimi, ashtu si bëri Monaco që u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 6-6, por vazhdoi më tej në bazë të rregullit në transfertë. “City është me fat që ka një trajner si Guardiola. Ne duhet të jemi 100% të përqendruar dhe entizuastë për t’i mposhtur.”

    Jurgen Klopp's Liverpool side face Manchester City away in the Premier League on Sunday

    Guardiola dhe futbollistët e tij u kritikuan sepse nuk ditën të mbrojnë një avantazh të dyfishtë në Champions dhe me Liverpool, që është vetëm një pikë larg në renditje, ndeshja e së dielës do të ketë shumë presion për Manchester City. “Nuk kam dyshime për aftësitë e Guardiola. Ndoshta ka pak që e mendoj se nuk bën për te City, por unë nuk kam mes tyre. Unë e respektoj shumë Guardiolën, – tha Klopp. – Unë mendoj se mënyra si luajti City dhe si luajti Monaco mund të kishte sjellë kualifikimin e të dy ekipeve. City mund të kishte shënuar tre gola në pjesën e dytë, por pati gabime njerëzore që e lanë Monaco në lojë dhe me mundësinë e kualifikimit me tre gola. Për mua, ashtu si Monaco, City është një nga kundërshtarët më të vështirë të mundshëm.”


    Lexo postimet e tjera