Premier League

Klopp: Kam refuzuar stolin e Manchester United

Jurgen Klopp pretendon se ka refuzuar një ofertë për të qenë pasardhësi i David Moyes te Manchester United përpara se të ulej në stolin e Liverpool.

Klopp zëvendësoi Brendan Rodgers në Anfield në tetorin e 2015, katër muaj pasi ishte tërhequr nga stoli i Borussia Dortmund.

Gjatë një interviste për Sky Sport, trajneri gjerman ka rrëfyer se është kontaktuar nga drejtuesit e United përpara se të emëronin Louis van Gaal në sezonin 2014/15.

“Po, ka pasur interes nga Manchester United. Ata janë interesuar rreth një vit, një vit e gjysmë përpara se të shkoja te Liverpool, por nuk mu duk si mundësia e duhur.”

Klopp ka shpjeguar pse bëri një periudhë pushimi pas largimit nga Borussia Dortmund, por pas telefonatës së Liverpool ai nuk mund të refuzonte.

“Po, jam një njeri romantik për sa i përket futbollit. Shumë klube më telefonuan, por i kam thënë të njëjtën gjë të gjithëve, se isha me pushime.

“Por kur mori Liverpool, nuk mund t’i rezistoja. Në fakt ishte shumë herët për planet e mia. Por ishte një ofertë që të vjen vetëm një herë në jetë.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League