Connect with us

Futboll

Klopp: “Liverpool është gati të ndeshet me Manchester City”

Jurgen Klopp pretendon se prezenca e Pep Guardiolas në shkallët e stadiumit ishte një vizitë e rëndësishme në prag të Vitit të Ri, teksa Liverpool fitoi bindshëm kundër Stoke City të martën në mbrëmje. Liverpool e ktheu Cit-n sërish në vendin e tretë teksa golat e Lallana, Firmono dhe Sturridge vulosën fitoren e tretë radhazi për Të Kuqtë

Jurgen Klopp pretendon se prezenca e Pep Guardiolas në shkallët e stadiumit ishte një vizitë e rëndësishme në prag të Vitit të Ri, teksa Liverpool fitoi bindshëm kundër Stoke City të martën në mbrëmje. Liverpool e ktheu Cit-n sërish në vendin e tretë teksa golat e Lallana, Firmono dhe Sturridge vulosën fitoren e tretë radhazi për Të Kuqtë. I pyetur për vizitën e Pep, Klopp përgjigjet: “Është një ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet. Ata janë në formë të mirë, ashtu si ne, kështu që ka për t’u bërë një ndeshje e bukur. Mbase ka ardhur për të parë futboll të mirë, nuk e kam idenë. Por është diçka që e kam bërë edhe unë në të shkuarën.”

“Ndeshja do të luhet në datën 31. Por është më mirë të mbyllë gojën.” Klopp insiston se përmbysja kundër Stokes tregon vetëbesimin e ekipit. “Mendoj se besimi nuk është një problem për momentin. Ne e dimë kualitetin që kemi. Fillimi i ndeshjes ishte shumë i vështirë pasi Stoke e kishte përgatitur mirë ndeshjen taktikisht. Shumë gjëra mund të kishin shkuar më mirë por falë kualitetit tonë i bëmë dy golat. Më pas dy golat e tjerë vulosën ndeshjen.” Trajneri refuzoi të komentonte rreth interesit të Inter për Lucas Leiva por kishte dy fjalë për të thënë rreth Firminos: “Ai ishte lojtari më i mirë në stërvitje. nuk mund ta lija jashtë.”

 

Më shumë nga Futboll