Champions League

Klopp: Liverpool meritonte fitoren ndaj Sevilla

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka pranuar se skuadra e tij duhet të përmirësohet pas barazimit 2-2 me Seville të mërkurën në mbrëmje, por beson se ka mjaft gjëra pozitive për t’u marrë nga performanca. “Reds” ranë pas vetëm pesë minutash të kthimit të tyre në Ligën e Kampionëve, me Wissam Ben Yedder që kapi një mbrojtje katastrofike të vendësve, për t’i vënë vizitorët në avantazh, që në fillim. Golat e Roberto Firmino dhe Mohamed Salah e kthyen ndeshjen në favor të Liverpool, por një penallti e humbur nga Firmino u tregua e kushtueshme, pasi Joaquin Correa shfrytëzoi një mbrojtje të dobët të anlgezëve për të barazuar dhe fituar një pikë.

“Ishte një garë shumë e mirë për 85-86 minuta. Liverpool ka luajtur mirë kundër një skuadre cilësore, kemi pasur përgjigje për çdo gjë, përveç golave. Sidoqoftë, duhet t’i shoh përsëri, por kjo mënyrë të pësuari nuk është gjë e mirë. Ishte një lojë emocionuese nga ana ime, të gjithë e panë dëshirën dhe pasionin tonë, por ne morëm vetëm një pikë, – tha Klopp për “BT Sport”. – Ne e dimë se duhet të përmirësohemi, por ka kaq shumë potenciale dhe ne do të punojmë me këtë. Është një barazim, nuk ndihet shumë mirë, por jam i kënaqur me pjesë të mëdha të paraqitjes. Nuk është ajo që ne merituam, ata kishin dy shanse, jo më shumë. Ne jemi të mirë në kundërsulm, por ky ishte një fillim i pafat për ne. Gjëra si këto mund të ndodhin, por reagimi është gjëja më e rëndësishme”.

Më shumë nga Champions League