Futboll

Klopp: Liverpool, skuadër e papërmbajtshme

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka reflektuar për periudhën që po kalon si drejtues i Liverpool në Premier League, një aventurë që sipas tij është mjaft emocionuese. Ritmi i lartë i lojës dhe numri i madh i ndeshjeve bën që në këtë kampionat të mos mërzitesh kurrë. Pasi bëri emër me Borussia Dortmund në Gjermani trajneri kërkon të triumfojë edhe në Angli me Liverpool dhe deri diku Klopp ka arritur të bëjë emër. “Jemi një ekip shumë i mirë, në disa raste të papërmbajtshëm dhe të gjithë kanë frikë të luajnë ndaj nesh. Ka patur ndeshje ku asnjë rival nuk ka preferuar të na dalë përpara, pasi e dinë forcën tonë. jam krenar për këtë grup”, u shpreh Klopp.

liverpool2

Liverpool i gezohet realizimit te nje goli

Ditën e hënë, skuadra e Liverpool do të luajë derbin nr.195 ndaj Everton, dy ekipe që kanë bërë epokë në Premier League. “Një ndeshje derbi si shumë të tjerë që kanë kaluar e të tjerë që do të vijnë”, tha Klopp, që këtë sezon nuk është mundur nga skuadrat pretendente për titull. Asnjë nga Arsenal, Chelsea, Tottenham, Leicester e Manchester United nuk ka mundur t’i rrëmbejë tri pikët skuadrës së Liverpool këtë sezon. “Ne punojmë pikërisht për këtë gjë, për të impnuar respekt ndaj çdo rivali. Duhet ende shumë punë, për të qenë më kompakt në fushë. Mbrojmë mirë dhe shfrytëzojmë çdo hapësirë me lojtarët që kemi, duke qenë një uragan”, tha Klopp.

Më shumë nga Futboll