• Klopp mbi mbrojtjen kundërshtare: “I gjithë qyteti i Plymouth kishte hyrë në zonën e rreptësisë”

    Publikuar: 8 Jan 6:24

    Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp nuk harroi t’i thurte elozhet e merituara ekipit të Plymouth  pas një barazimi mbresëlënës në “Anfield”, por nuk ngurroi të bënte edhe pak shaka duke u shprehur se i gjithë qyteti kishte ardhur në Liverpul për të mbrojtur portën e ekipit. Ekipi i League 2 erdhi në stadiumin legjendar me vetëm një qëllim: të mos pësojë gol.

    Plymouth defended in numbers from the first to the last whistle, making for a frustrating tie 

    Për këtë arsye ndeshja nuk ishte më spektakolarja e luajtur në “Anfield” me Liverpool që kishte 80% të mbajtjes së topit dhe 28 goditje drejt portës, por me vetëm katër prej tyre që ishin brenda kuadratit. Teksa disa mund të kenë mbetur të zhgënjyer me taktikat negative, Klopp ishte më i qetë kur foli për homologun e tij Adams, duke i thurur elozhe për organizimin e treguar në prapavijë.

    The German even managed a smile when he shook hands with Plymouth boss Derek Adams

    Duke folur për BT Sport, ai thotë: “I gjithë qyteti i Plymouth – nuk e di tamam se sa i madh është – ishte në zonën e rreptësisë.” I pyetur të zgjerojë më shumë analizën taktike të kundërshtarëve, ai vijon: “Është sfida më e madhe në futboll, të luash kundër një ekipi që mbrohet thellë. Sa më të vogla t’i bëjnë hapësirat, aq më pak diferencë kualiteti do të ketë në fushë.”

    Roberto Firmino and Adam Lallana came off the bench in an effort to win the match late on

    “Kështu është. Mund të kishim përdorur shpejtësinë tonë më shpesh, sidomos në pjesën e parë kur luanin me topa të gjatë, por nuk ka problem. Jan djem të rinj të talentuar, ne do të provojmë sërish në Plymouth. Do të ishte më mira ta fitonim ndeshjen brenda 90 minutave, nëse jo, atëherë nuk meritojmë të alojmë në raundin tjetër.”
    [interaction id=”587273552c94162c23640b88″]


    Lexo postimet e tjera