• Klopp: Nesër do të jem i lumtur, por sot jam i zhgënjyer

    Publikuar: 19 Mar 9:52

    Jurgen Klopp ka mbetur i zhgënjyer pas ndeshjes Manchester City arrinte të barazonte rezultatin në 1:1 pasi Të Kuqtë shënuan të parën në ndeshjen e së dielës por ai thotë se nesër rezultati do t’i duket më pozitiv. “Është e vështirë tani të bësh vlerësime,” shprehet Klopp për Sky Sports. “Një pikë në fushën e City është një rezultat OK dhe kishte disa situata ku ne nuk ishin në gjendje të përballonim sulmet e tyre pasi kanë shumë kualitet, por mund ta kishin fituar këtë ndeshje. Portieri i tyre bëri disa pritje fantastike dhe më pas kishte një periudhë nga minuta e 50’ deri e 70’ që kishim ndeshjen në kontroll por nuk mbyllëm ndeshjen.”

    “I lamë të riaftësoheshin pak në fushë dhe ata u rikthyen me kualitetin e tyre dhe merituan të shënonin. Por ne mund të kishim shënuam më tepër. Sjellja jonë në fushë ishte e mrekullueshme, dhe kishte shumë futboll të mirë nga dy ekipe të motivuara, me raste deri në sekondat e fundit. Nesër do të jem i lumtur por tani jam pak i zhgënjyer. Në këtë ndeshje të dy ekipet mund të kishin fituar penallti, në rastin tonë, ne mund të kishin fituar dy, por edhe ata. Ishte një ndeshje e vështirë për arbitrin pasi ishte shumë e shpejtë dhe intensive. Barazimi është rezultati i drejtë, ne edhe mund të kishim humbur ose të fitonim, por ky është futbolli.”


    Lexo postimet e tjera