Champions League

Klopp: Neymar është lojtar i klasit botëror, por ne përfituam prej tij…

Neymar ishte në shënjestër nga Liverpool, për shkak të dobësive të tij mbrojtëse. Trajneri Jurgen Klopp e konfirmoi këtë pas fitores 3-2 të të tijve në Ligën e Kampionëve. Roberto Firmino erdhi nga stoli për të “pushkatuar” kampionët francezë në “Anfield”, pasi PSG ia doli të përmbyste (barazonte përkohësisht) disavantazhin e hershëm 2-0.

Fjala është për kryendeshjen e Grupit C, të martën. Pavarësisht pranisë së yjeve si Neymar, Cavani dhe Mbappe, sulmi i parizienëve nuk kishte rrjedhshmëri. “PSG ndryshoi pak sistemin, ne e prisnim dhe nuk menduam shumë për këtë, – tha Klopp për “BT Sport”. – Neymar në të majtë nuk ishte një ide e keqe, por nuk e bënte mbrojtjen më të vështirë për ne. Përkundrazi, Ne kemi nevojë për më shumë vëmendje, por them se e kemi bërë shumë mirë detyrën në këtë ndeshje.

I mbuluam të gjitha boshllëqet dhe, kur patëm topin, përdorëm më shumë krahun e djathtë (ku luante Neymar, për kundërshtarin). Neymar është lojtar i klasit botëror, por jo një mbrojtës dhe ne u përpoqëm ta shfrytëzonim këtë. Sturridge bëri një ndeshje super. Ia thashë atij pas ndeshjes se kurrë nuk e kisha parë aq të aftë, siç është tani”.

 

 

Më shumë nga Champions League