Champions League

Klopp: Që të mbahet mend për 500 vjet, Liverpool duhet të bëjë këtë…

Jurgen Klopp u tha lojtarëve të tij se mund të mbahen mend për 500 vjet, nëse Liverpool fiton finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit. Liverpool do të sfidojë dy herë radhazi kampionët e Europës në fuqi, në Kiev, më 26 maj, duke kërkuar kurorën e gjashtë europiane.

Por, ndeshja e së dielës në Premier League, e fundit për këtë kampionat, ndaj Brighton dhe Hove Albion, është në “ballë të mendjes” së Kloppit, teksa një pikë i garanton Liverpool një vend në “top katër”.

“E kemi në dorë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, kështu që jemi në garë edhe sezonin e ardhshëm të këtij kompeticioni kontinental, çka ishte objektiv nga dita e parë, – u tha Klopp gazetarëve. – Nëse dikush më thoshte para se të fillonim javën e parë të këtij sezoni se e pranon këtë arritje, do të thosha “në rregull, do ta marr atë”.

Megjithatë, trajneri i Liverpool, Klopp, i njeh lojtarët e tij dhe thotë se kanë mundësi për t’i shkruar emrat e tyre në histori, duke fituar kundër Real Madridit pas dy javësh. “Unë nuk mund të mendoj për momentin në lidhje me finalen e Ligës së Kampioneve. Duhet të mendoj për këtë lojë dhe të fitoj këtë ndeshje, që të sigurohemi për të luajtur në Champions edhe sezonin e ardhshëm.

Pastaj kemi dy javë për t’u përgatitur për ndeshjen tjetër, finalen e Ligës së Kampionëve. Që këta lojtarë të Liverpool të mbahen mend për 500 vjet, atëherë duhet të fitojnë ndeshjen finale të Kievit”.

Më shumë nga Champions League