Connect with us

Futboll

Klopp shkruan historinë e klubit, por Plymouth ndal “fëmijët” e Liverpool

Liverpool është duke kaluar një periudhë festive, me ecurinë e kënaqshme në Premier League dhe arritjen e gjysmëfinales në EFL Cup, tani radhën e kishte raundi i tretë i FA Cup kundër Plymouth. Një ndeshje historike për faktin se Jurgen Klopp futi në fushë ekipin me mesataren më të re të historisë së Liverpool, dhe kjo megjithëse në fushë kishte futur nga minuta e parë edhe 29 vjeçarin Lucas Leiva, i cili nesër feston ditën e lindjes.

Mosha mesatare e titullarëve të skuadrës së Jurgen Klopp ishte 21 vjeç e 296 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm 22 vjeç e 303 ditë. Ndërkohë Plymouth, ekipi që luan në League Two të Anglisë ka bërë vetëm një ndryshim nga ekipi që u mund herën e fundit kundër Barnet me rezultatin 1:0 duke zëvendësuar Tanner me Miller.

Por përveç faktit që ishte një ndeshje historike për moshën mesatare të ekipit të futur nga Klopp, ndeshja linte për të dëshiruar teksa të dy ekipet nuk arritën në shfaqnin një lojë tërheqëse përgjatë 90 minutave.

Në piramidën e renditjes së ekipeve angleze Liverpool ndodhet në vend të dytë teksa Plymouth në të 70-tin, por në fushë kjo diferencë nuk u duk aspak. Kjo për shkak se miqtë mbroheshin me shumë forca në prapavijë duke mos u përpjekur të sulmonin dhe kjo dukej me faktin që Karius pothuajse nuk e preku fare topin, sidomos gjatë pjesës së parë.

Megjithëse mbajtja e topit ishte e dukshme në favor të vendasve me 85%, ata nuk arritën të krijonin raste për gol dhe as lojtarët e ekipit të parë si Moreno, Origi apo Can nuk mundën të depërtonin në mbrojtjen e mirë-organizuar të miqve. Kjo do të thotë se ndeshja do të luhet edhe njëherë, por këtë herë në fushën e Plymouth.

Më shumë nga Futboll