Premier League

Klopp tremb tifozët: Coutinho? Në janar…

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, ka folur në konferencë për shtyp për Philippe Coutinho dhe për transferimin e munguar të brazilianit te Barcelona: “në përgjithësi, këtu te Liverpool krijojmë kushtet që lojtarët tanë të zgjedhin të qëndrojnë dhe të bëhen pjesë e projektit. Të shohim se çfarë do të ndodhë në merkaton e ardhshme të janarit, por në këtë moment jemi të gjithë të përqendruar tek e tashmja”.

Coutinho ka qenë shumë afër transferimit te katalanasit ne merkaton e verës, por klubi anglez ka rezistuar deri në ditën e fundit, duke refuzuar edhe një ofertë prej mbi 100 milionë euro të bërë nga gjigantët spanjoll. Por këta të fundit duket se nuk janë dorëzuar akoma dhe pritet të kthehen në sulm në merkaton e dimrit. Braziliani ka luajtur tetë ndeshje në këtë sezon me “Të Kuqtë”, duke realizuar katër gola dhe duke dhënë 3 asiste. Liverpool do të kthehet në fushë të dielën në orën 17:00 për t’u ndeshur me Tottenham në “Wembley”.

Më shumë nga Premier League