Connect with us

Futboll

Klopp: Vendimi final për Coutinho i takon pronarëve

Pavarësisht komunikatës së publikuar gjatë ditës së djeshme nga klubi i Liverpool, në lidhje me zgjedhjen dhe vendimin për të mbajtur me çdo kusht në ekip brazilianin Coutinho, ka ende shumë paqartësi në lidhje me këtë çështje. Nga ana tjetër klubi “blaugrana”, insiston të marrë brazilianin e Liverpool, që konsiderohet si zëvendësuesi i Neymar, të transferuar te PSG.

Vetë Coutinho duket se ka arritur marrëveshjen me klubin katalanas dhe është i gatshëm të pranojë ofertën e Barcelonës për tu transferuar në La Liga, por më parë duhet edhe konfirmimi i klubit aktual, Liverpool. Tashmë, as vetë trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp nuk duket më aq i sigurtë mbi qëndrimin përfundimtar të ish-futbollistit të Inter. “Duhet të pranoj vendimin e pronarëve dhe të futbollistit… Kështu funksionon!”, deklaroi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp në përfundim të ndeshjes ndaj Watford e mbyllur në barazim 3-3.

Më shumë nga Futboll