Connect with us

Bundesliga

Klose-Bayern, bashkëpunimi mund të zgjatet më tej

Klose-Bayern, bashkëpunimi mund të zgjatet më tej

Festë në Azi!

Turi veror i Bayern-it nuk ka shans të jetë ndryshe, sepse drejtuesit kanë menduar të marrin me vete legjendën Miroslav Klose, një motivues “klasik”. Ish-sulmuesi gjerman, i cili ka luajtur në Mynih në periudhën 2007-2011, do të jetë “magneti” i tifozëve në Kinë dhe Singapor, aty ku kampionët e Bundesligës do të luajnë katër ndeshje miqësore brenda 12 ditësh.

Shefi ekzekutiv i Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge, po mendon që “Ujku” të mos jetë vetëm përkohësisht pjesë e klubit. Ai po e nuhat efektin e tij që tani.

Dje, pak para nisjes për në Shangai, i pyetur nëse 39-vjeçari mund të vazhdojë të bëjë rolin e ambasadorit të rekordmenëve, Rummenigge u përgjigj: “Kjo është një provë për të dhe për ne. Nuk e përjashtoj si mundësi, nëse ai dëshiron të vazhdojë. Jam i lumtur që e pranoi ftesën tonë. Ai ka luajtur gjatë disa viteve të suksesshme për ne, plus që është një kampion bote.”

Bayern, ke zgjedhur njeriun e duhur!

 

Më shumë nga Bundesliga