Futboll

Klubi përgënjeshtron Cungun: Ja e vërteta e rrogave te Vllaznia!

Para dy ditësh shpërtheu Armando Cungu, duke thënë se te Vllaznia kanë 3 muaj pa marrë rrogat, ndërsa drejtuesit kërkojnë objektiva të palogjikshëm, Kupat e Europës. Ky prononcim u konsiderua si “bombë” në Shkodër dhe ka sjellë jo pak reagime në kampin kuqeblu. Klubi ka saktësuar se futbollistët janë paguar sipas kontratave që kanë patur të nënshkruara, ndaj nuk paguhen muajt qershor dhe korrik, ashtu siç ndodh në të gjitha klubet shqiptare. “Shkodrasport.com” shkruan mbi këtë çështje: “Për këtë arsye, te Vllaznia është për t’u dhënë vetëm rroga e muajit maj dhe kjo do të kalojë brenda pak ditësh. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi në një sqarim, kur ka deklaruar:

“Në lidhje me disa shkrime të sotme në të përditshmet sportive, ku thuhet se skuadra e Vllaznisë ka tre muaj pa u paguar, sqarojmë se pa u likujduar është vetëm rroga e muajit maj, asgjë më shumë. Edhe kjo rrogë, tashmë pas miratimit të një shume financiare nga ana e Këshillit Bashkiak Shkodër, në mbledhjen e tij të fundit, pritet t’u kalojë futbollistëve dhe stafit teknik brenda pak ditësh. Sipas udhëzimeve të FSHF-së, te të gjitha ekipet kontratat janë të nënshkruara për një periudhë gusht- maj, aq sa zgjat sezoni sportiv dhe kështu ka ndodhur edhe te Vllaznia. Pikërisht për këtë arsye, siç ju kemi informuar që prej fillimit të muajit gusht, drejtuesit e klubit kanë mbyllur thuajse plotësisht rinovimin e kontratavetë reja me të gjithë futbollistët aktualë të ekipit”.

Më shumë nga Futboll