Gossip

Kobe Bryant bëhet analist televiziv, krijon emisionin e tij “Detaj”

E ardhmja e Kobe Bryant duket se është ajo e drejtuesit televiziv dhe analistit sportiv. Legjenda e Lakers dhe e NBA-së do të nisë së shpejti një emision televiziv në televizionin e njohur ESPN, ku do të bëjë analizën e ndeshjeve të kampionatit më të bukur në botë. Titulli i programit të tij është “Detail” (Detaj) dhe do të jetë i tipit kritik, një emision i ideuar dhe drejtuar nga vetë Kobe Bryant.

Emisioni do të nisë në mars të këtij viti dhe Bryant do të analizojë në mënyrë të detajuar të gjitha ndeshjet e luajtura një ditë para se ato të luhen, duke shfrytëzuar edhe përvojën e tij si ish-lojtar në NBA.

Ish-basketbollisti Kobe Bryant

Të studiosh ndeshjet, duke parë aksionet e lojës në mënyrë që të gjithë të përmirësohen. Kam mësuar të analizoj videot falë dy prej trajnerëve më të mëdhenj të historisë, Phil Jackson dhe Tex Winter. Ky program televiziv do të japë mundësinë që njerëzit të mësojnë dhe përdorin këtë mënyrë të analizës së ndeshjeve”, tha Kobe Bryant, duke prezantuar emisionin e tij.

Më shumë nga Gossip