Bundesliga

Kohler: Mos e fshini kaq lehtë emrin Götze!

Mario Götze nuk ka ku shkon tjetër, veçse në Kinë!” Kështu u shpreh para pak ditësh legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, i pyetur për problemet aktuale të mesfushorit te Borussia Dortmund. 24-vjeçari sivjet ka luajtur vetëm 27 minuta dhe duket po aq i humbur sa në tre sezonet e tij te FC Bayern, ku kurrë nuk u konsiderua titullar. Megjithatë, ish-mbrojtësi i verdhezinjve, Jürgen Kohler, mendon se komente të tilla janë të nxituara dhe se Mario ka plot skuadra ku mund të provojë veten, nëse dështon në “Signal Iduna Park”.

“Nuk duhet ta fshish një lojtar, i cili ka kaq shumë cilësi. Për mua personalisht, pa e njohur shumë mirë, nuk më duket se është në formë të mirë. Ai e bëri shumë shpejt kalimin te FC Bayern. Atje konkurron me 22-23 yje ndërkombëtarë, kur në skuadrat e tjera lojtarë të tillë janë tetë ose nëntë e shumta. Duhet të kesh një mentalitet të veçantë, nëse shkon atje. Kjo i duhej bërë shumë e qartë. Mendoj se Lothar është nxituar me kritikat ndaj tij. Ka plot skuadra në Angli, Spanjë dhe Itali, të cilat i përshtaten Marios”, – është shprehur Kohler.

 

Më shumë nga Bundesliga