Connect with us

Champions League

Koliçi: Në Champions synojmë surprizën

Kukësi vijon me përgatitjet në Austri në kuadër të ndeshjes me Sheriffi-n të vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Champions League. Verilindorët fituan miqësoren e radhës kundër të rinjve të Rostov me rezultatin 1-0. Portieri i Kukësit, Enea Koliçi, ka folur për sajtin e klubit pas ndeshjes së fituar me Rostov-in ku ka analizuar edhe takimin me Sheriff Tiraspol-in.

“Ne do të përpiqemi që të bëjë surprizën në debutimin tonë në Champions League. Të gjithë janë mësuar me Kukësin që bën surpriza në çdo kompeticion”.

“Ne na interesojnë vetëm rezultat pozitive, gjithsesi këto janë ndeshje për të kontrolluar gjendjen e ekipit. Më bëhet shumë qejfi që në këto dy takime kemi treguar se jemi në rritje, duke fituar me dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi dhe një ndeshje tjetër shumë të fortë, ku do mundohemi që të marrim dhe aty një maksimumin dhe më pas do të jemi gati për ndeshjen me Sherifin”, tha fillimisht portieri.

Image result for enea koliçi

“Ne do të përpiqemi që të bëjë surprizën në debutimin tonë në Champions League. Të gjithë janë mësuar me Kukësin që bën surpriza në çdo kompeticion, diçka që do e synojmë edhe këtu. Nëse nuk do të pësojmë në ndeshjen e parë dhe të arrijmë të shënojmë do të ishte perfekte. Do të përpiqemi që së paku të mos pësojmë, pasi e dimë që na pret një kundërshtar shumë i fortë”, shtoi Koliçi.

Më shumë nga Champions League