Futboll

VIDEO/ Kololli si në ëndërr, goli i parë evropian, por e pëson në festim!

Dikur ishte Armando Sadiku ai që me Zurich shënonte golin e parë në karrierë në Europa League, kur për zvicerianët do të realizonte përballë Villareal-it, ndërsa tashmë një tjetër shqiptar shkruan historinë e tij. Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, që në sfidën e luajtur jashtë fushe, në Qipro, ndaj AEK Larnaca, ka realizuar për ekipin helvet.

Kololli ka shndërruar në gol një penallti në minutën e 61-të. Futbollisti i Kosovës është aktivizuar titullar bashkë me lojtarin tjetër të “dardanëve”, Hekuran Kryeziu, që është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Kujtojmë që Kololli është 26 vjeç dhe është sezoni i parë me Zurich pasi për tre vjet ka veshur fanelën e Lausanne Sport.

Mesfushori i lindur në Zvicër ka veshur fanellën e Kosovës në fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroer.

Më shumë nga Futboll