Volejboll

Kombëtaret e volejbollit në Kosovë, nesër miqësoret për festën e Pavarësisë

Ekipet kombëtare të volejbollit për meshkuj e femra do të luajnë nesër pasdite dy ndeshje miqësore në Gjakovë me kombëtaret e Kosovës. Ky event organizohet nga Federata Kosovare e Volejbollit, e cila e zhvillon më rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë, turne që zhvillohet 3 muaj pas dy miqësoreve që këto dy ekipe kombëtare zhvilluan në Tiranë, për festat e 28-29 Nëntorit.

Ja volejbollistet e seleksionuar ne ekipet kombetare nga trajneret

Ekipet kuqezi do të udhëtojnë sot drejt Kosovës, ndërkohë që ndeshjet do të luhen në orën 15:00 (femrat) dhe 17:00 (meshkujt). Sot pritet që të zhvillohen edhe disa takime mes përfaqësuesve të dy Federatave, në kuadër të bashkëpunimit të frutshëm në të ardhmen. Gjatë këty dy ditëve do të zhvillohet edhe 2-3 seanca stërvitore me ekipet kombëtare.

Kombetarja e volejbollit per femra

Nga stafet e ekipeve kombëtare do të shfrytëzohen këto ndeshje për të testuar mjaft lojtarë të rinj, që luajnë në kampionatin shqiptar dhe që janë kandidatë për të veshur fanellën kuqezi në eventet ndërkombëtare. Këtë vit, Shqipëria do të luajë në Europian, Lojërat Mesdhetare dhe në Ligën e Europës.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Volejboll