Kombëtarja

Kombëtaret U-16 dhe U-17 nisin grumbullimin, Mustedanagic përgatit miqësoret e radhës

Për katër ditë me radhë, një tjetër skuadër kombëtare, respektivisht ajo e datëlindjes 2003, do të grumbullohet në Elbasan për një zbor stërvitor disaditor. Trajneri Dzemal Mustedanagic, që mbulon edhe skuadrën përfaqësuese U-16, ka thirrur për të testuar gjatë këtyre ditëve 24 lojtarë. Prej tyre luajnë kryesisht jashtë Shqipërisë 15 futbollistë, ndërsa 9 të tjerë aktivizohen në skuadrat shqiptare të kësaj moshe.

Trajneri Mustedanagic e ka mirëpritur shumë këtë grumbullim për të vlerësuar formën dhe gjendjen e grupit, apo lojtarëve të grumbulluar për të krijuar edhe boshtin e skuadrës kombëtare U-16. “Mendoj se një grumbullim i tillë do të shërbejë shumë, për vijimësinë e skuadrës U-16, ku futbollistë të kësaj datëlindje kanë cilësi dhe potenciale të mjaftueshme.

Janë afro 50 futbollistë të datëlindjes 2002 dhe 2003, që do t’i shohim gjatë këtyre ditëve, në një kohë që pas disa ditësh do të nisim edhe grumbullimin me datëlindjen 2002, me kombëtaren U-17, për të përgatitur dy takimet miqësore me Bosnjen.

Ballafaqime të tilla janë teste të rëndësishme për të parë skuadrën në çfarë gjendje është, pasi koha ikën dhe vijmë menjëherë në ndeshjet eleminatore zyrtare të vjeshtës”, – theksoi trajneri ndër të tjera. Dy ndeshjet miqësore me përfaqësuesen e Bosnjes dhe Hercegovinës do të luhen në Lushnje, në stadiumin “Roza Haxhiu”, respektivisht në datat 27 dhe 29 qershor, në orën 17:00.

Kjo është lista e futbollistëve të grumbulluar për U-16:

Më shumë nga Kombëtarja