Atletikë

Kombëtari i atletikës më 8-9 qershor në “Elbasan Arena”

Më datat 8-9 qershor do të zhvillohet Kampionati i 79-të Kombëtar i Atletikës për të rritur, aktivitet që do të organizohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky është aktiviteti më i rëndësishëm kombëtar i sportit të “mbretëreshës”, i cili organizohet nga Federata Shqiptare e Atletikës. Garat do të zhvillohen në dy ditë, për t’u dhënë mundësi atletëve që të marrin pjesë në të gjitha disiplinat.

Skuadrat do të marrin pjesë me sportistët më të mirë, në një kampionat që pritet të jetë mjaft i bukur, madje priten edhe rekrode kombëtare. Disiplina e hedhjes së çekiçit do të zhvillohet në zonën pas hotel “Sheraton” në kryeqtytet, ndërsa ajo e hedhjes së gjyles në mjediset e ish-kompleksit sportiv “Dinamo”.

Kalendari i garave te Kampionatit te Atletikes


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Atletikë