Basketboll

Kombëtarja e basketbollit, Borova përzgjedh 21 lojtare

Më datën 21 nëntor, Kombëtarja e basketbollit për femra do të bëjë debutimin e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2017 (Eurobasket). Përballë kombëtares kuqezi do të jetë Italia, takim që do të luhet në Luka të Italisë, duke nisur nga ora 18:00

Më datën 21 nëntor, Kombëtarja e basketbollit për femra do të bëjë debutimin e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2017 (Eurobasket). Përballë kombëtares kuqezi do të jetë Italia, takim që do të luhet në Luka të Italisë, duke nisur nga ora 18:00. Kombëtarja kuqezi do të drejtohet për herë të parë nga trajneri Erdal Borova, i përzgjedhur në këtë detyrë dy javë më parë nga kryesia e FSHB-së.

erdal borova 1

Erdal Borova, trajneri i kombëtares së femrave në basketboll

Trajneri i kombëtares, që në kampionat drejton Tiranën, ka përzgjedhur për këtë fazë të parë të eliminatoreve (pas sfidës me Italinë, më 25 nëntor luajmë ndaj Malit të Zi) 21 basketbolliste. Lista e lojtareve të seleksionuara është bërë publike në Fiba-Europe dhe në janë basketbolliste nga të gjitha ekipet e Shqipërisë. Në përgjithësi, grupi i vajzave të seleksionuara është i moshës 20-30 vjeç, por janë edhe disa lojtare mbi këtë moshë.

 

Lojtaret e seleksionuara   
Adelajda AliajEliverta BujariOrjeta Basha
Ingrid DashjaEbi DishnicaSara Gjoni
Ornela LalajEnkeleda LlazarDorina Mehmeti
Artemida MyrtoAida PalkoEli Papa
Igena QypiEnisa SemanjakuGridi Sokoli
Elektra ZykajGera BujariRezarta Hoxhaj
Dorina MemaFabiola PërmetiEnxhi Xhanaj

Basketbollistja më veterane e seleksionuar është Rezarta Hoxhaj, ndërsa më e reja në moshë 18-vjeçarja Ebi Dishnica. Duket se trajneri Borova kërkon të ndërtojë një skuadër të ndërthurur mes elementit përvojë dhe atij të ri, duke hedhur bazat e një kombëtareje që t’i shërbejë edhe të ardhmes. Rivale të Shqipërisë në Grupin C eliminator të Eurobasket 2017 janë Italia, Mali i Zi e Britania e Madhe (ndaj kësaj të fundit do të luajmë më 20 shkurt 2016 ndeshjen e parë).

basketboll, kombetarja femra, bujari

Eliverta Bujari gjatë ndeshjes Shqipëri-Luksemburg

Ndërkohë, duket se problem i vetëm për kombëtaren e femrave mbetet vendi se ku do të luhet sfida me Malin e Zi, më 25 nëntor. Pallati i sportit “Asllan Rusi”, por edhe asnjë sallë tjetër sportive në Shqipëri, nuk plotëson kushtet e kërkuara nga FIBA. Dhe, për të evituar ndonjë gjobë të majme, të përsëritur, Federata Shqiptare e Basketbollit mund ta luajë sfidën ndaj malazezeve në shtëpinë e këtyre të fundit. Ky është një opsion, ndërkohë që shpresa për një duel në Tiranë duken të pakta.

[total-poll id=98695]

Më shumë nga Basketboll