Basketboll

Kombëtarja e femrave nesër në Hungari, nis grumbullimin ajo e meshkujve

Kombëtarja e femrave në basketboll do të luajë nesër në mbrëmjen ndeshjen e dytë eliminatore të Grupit C, të vlefshëm për Kampionatit Europian të Basketbollit të vitit 2019 (Eurobasket Women 2019). Pas humbjes turpëruese 4 ditë më parë ndaj Rusisë në Tiranë (122-37), vajzat kuqezi janë do të përballen me Hungarinë, rivalen tjetër të grupit, ndërkohë që skuadra e katërt është Lituania. Edhe në këtë përballje të dytë, nuk pritet ndonjë mrekulli nga skuadra e drejtuar prej trajnerit Viron Toska, që rrezikon të dalë nga fusha me një tjetër humbje të rëndë. Kjo sfidë do të luhet në qytetin e Miskolc, duke nisur nga ora 20:00.

Nga ndeshja Shqiperi-Rusi

Po sot ka nisur rrugëtimin e saj edhe kombëtarja e meshkujve, që përgatitet për eliminatoret e Europianit 2021 të basketbollit (Eurobasket 2021). Trajneri grek Antonios Daukas, që drejton edhe Tiranën në kampionat, do të zhvillojë 10 ditë përgatitje me lojtarët e seleksionuar për këtë event. Shqipëria ndodhet në Grupin B para-eliminator të Europianit, së bashku me Danimarkën dhe Armeninë. Pikërisht ndaj kësaj të fundit do të përballen në sallën sportive “Feti Borova” kuqezinjtë, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të jenë në shkurt të 2018-ës. Ky event pritet të rikthejë dinjitetin e kombëtares, pas eliminimit të turpshëm nga eliminatoret e Botërorit 2019.

Lista e kombëtares se meshkujve

Juan Andoni, Oresti Beli, Rashaun Broadus, Franko Bushati, Algert Gjonaj, Abdel Gjyzeli, Kristi Gorea, Endrit Hysenagolli, Daniel Lekndreaj, Frenki Lilaj, Eni Llazani, Klaudio Ndoja, Rei Pullazi, Robert Shestani, Gerti Shima, Klein Strazimiri, Celis Taflaj, Adriano Topalli, Majk Vaqarri, Franci Zeneli.

Më shumë nga Basketboll