Kombëtarja

Kombëtarja e femrave, sa shumë gola… të pësuar!

Prej pak vitesh Shqipëria ka nisur të hedhë hapa seriozë në drejtim të futbollit gjithëpërfshirës, jo vetëm për meshkujt por edhe për femra. Aktualisht Shqipëria ka dhe një ekip Kombëtar të femrave, që drejtohet nga trajneri Armir Grima. Ekipi  kuqezi i femrave, aktualisht është duke zhvilluar ndeshjet për eleminatoret e europianit, në një grup me rivalitet të fortë.

Tre ndeshjet e luajtura deri tani, vajzat e Armir Grimës i kanë humbur, ku veç rezultatit negativ femrat e kombëtares sonë kanë vendosur dhe një tjetër rekord, duke u bërë ekipi i vetëm në grup që në tre ndeshje ka pësuar 10 gola. Humbja më e thellë është ajo ndaj ekipit të Skocisë në transfertë, ku ekipi ynë u mund me rezultatin 5-0 më 24 tetor të këtij viti.

Një humbje tjetër dramatike ishte ajo e ndeshjes së parë ndaj Zvicrës në stadiumin “Elbasan Arena” e luajtur më 15 shtator, ku ekipi u mund me rezultatin 1-4, duke shënuar dhe të vetmin gol deri tani në tre ndeshjet e luajtura në grup. Humbje por me rezultat minimal na shkaktoi dhe Bjellorusia më 19 shtator, ku vajzat e Grimës u mundën minimalisht me rezultatin 1-0 në transfertë.

Tre ndeshje asnjë fitore dhe barazim, 10-të gola të pësuar me vetëm 1 të shënuar, është një rezultat aspak pozitiv, për një ekip kombëtar. Gjithësesi kombëtarja e femrave do të zhvillojë mesditën  e të premtes ndeshjen e katërt në grup ndaj Polonisë, një kundërshtar që aktualisht ka vetëm 3 pikë dhe gjendet në vendin e tretë në grup.

Ndeshja do të luhet në Shqipëri, dhe vajzat që mbajnë veshur fanellën e kombëtares shqiptare kanë shancin për të përmirësuar rezultatin e tyre të paktën në drejtim të golavarazhit. Pasi shpresat për kualifikim dhe pozicionim më të mirë në grup kanë humbur tashmë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kombëtarja