• Kombëtarja e Gjermanisë humbet portierin!!!

    Publikuar: 20 Mar 8:55

    Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Anglisë dhe Azerbajxhanit, si pasojë e probleme fizike. Neuer, i cili luajti një ndeshje të plotë për Bayern Munich, në fitoren 1-0 ndaj Borussia Moenchengladbach, të dielën, por pati një rëndesë muskulore dhe për këtë qëndroi në Mynih për të bërë fizioterapi dhe nuk iu bashkua kombëtares. Trajneri i gjermanëve, Joachim Low, ka grumbulluar portierin e Paris SG, Kevin Trapp, në vend të 30-vjeçari Neuer. Trapp nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me fanellën e kombëtares.

    Manuel Neuer will not play for Germany against England after he suffered a calf problem

    Gjermania do të ndeshet me Anglinë në një miqësore në Dortmund, ditën e mërkurën, përpara se të presë Azerbajxhanin në eliminatoren e Kupës së Botës në Baku, më 26 mars. Gjermania kryeson Grupin C me katër fitore, pas katër ndeshjeve të para, me 16 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ndeshja në “Westfalenstadion” do të shërbejë edhe për të treguar uniformën e re të Anglisë, me të cilën kjo skuadër do të shkojë drejt “Rusi 2016”. Çmimi është 101 paundë.


    Lexo postimet e tjera